Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja mashtrimi i madh i Edi Ramës me “arsimin digjital”, shkollat shqiptare janë pa internet, pa laboratorë…
Kryeministri Edi Rama ndau lajmin së fundmi se Shqipëria është renditur me rezultate pozitive në testimin ndërkombëtar TALIS – Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku marrin pjesë 55 vende të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). “Erdha këtu me një kënaqësi të veçantë sepse është një lajm shumë i mirë për prindërit, që në një anketim ndërkombëtar për mësimdhënie dhe të nxënit mes 55 sistemeve arsimore në Europë dhe më gjerë, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Kjo është merita e tyre, por edhe një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku për t’i mbështetur në vazhdimësi. Ndihem krenar për ju, për gjithë mësuesit e Shqipërisë, që në një anketim kaq sfidues kemi dalë me rezultate domethënëse e pozitive,” deklaroi Rama. Por si...