Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shteti nuk bën detyrën e tij”/ Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, reagon gazetari: E sorollat qytetarin nuk japin zgjidhje
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri nënvizoi se pajisja me armë e zyrtarëve apo personave që ushtrojnë një detyrë dhe u rrezikohet jeta si pasojë e kërcënimeve, nuk do të kishte shmangur asnjë ngjarje tragjike, siç ishte dhe ajo e fundit, ekzekutimi i gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Sipas Tomorrit, zgjidhja është ndërtimi i një shteti që garanton sigurinë për të gjithë, qytetarët dhe zyrtarët dhe reduktimi i qarkullimit të armëve, sepse në thelb problemi është dështimi i institucioneve për të bërë detyrën e tyre. Klodian Tomorri: Ka një pyetje shumë të thjeshtë… Edhe nëse gjyqtari i ndjerë do të kishte armë me vete, a do kishim patur të njëjtin rezultat? Do ta kishte shpëtuar arma atë? Nuk kishte për ta shpëtuar...