Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanin. Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Tirana mirëpret sot dhe nesër Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e BE dhe investitorë nga e gjithë bota. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Rama, i cili do...