Begaj pret Presidenten e KE-së në Presidencë

Begaj pret Presidenten e KE-së në Presidencë

Presidenti Begaj ka mirëpritur sot në Presidencë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Takimi nisi në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 09:45. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve. Në orën  09:50, Presidentja e KE-së do të pritet nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve. Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të...