Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja si Belinda Balluku përdori aeroportin e papërfunduar të Vlorës si skenë për show elektoral, aksionerët në sherr…
Në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inauguruan pa përfunduar aeroportin e Vlorës që u përdor si skenë për spektakël elektoral, pavarësisht se ende nuk plotëson kushtet për të pritur avionë pasagjerësh në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme. Burime të gazetës “SOT” thanë në atë kohë se kompania Albanian Airlines refuzoi të kryente fluturimin demonstrues nga Tirana në Vlorë, pikërisht për shkak të rrezikut teknik dhe mungesës së autorizimeve të nevojshme. Megjithatë, kjo nuk e ndali qeverinë të inskenojë një fluturim “demonstrues” me avion të linjës “Air Albania”, nga Tirana në Vlorë, me qëllim të shpalljes së një “hapjeje simbolike” të aeroportit, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ky fluturim ishte...