Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandalet me fondet e IPARD s’kanë të sosur, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro për familjarët e bashkëshortit…
Nga 431 përfitues në total të fondeve të bujqësisë të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht. Ndërkohë, gjysma tjetër, edhe pse nuk u janë gjetur shkelje ligjore, do t’ju faktojmë se i kanë përfituar falë lidhjeve të forta nepotike, për të cilat nuk është detyrë e OLAF t’i hetojë, por e SPAK-ut. Edhe pse dokumentet komprometuese janë në duart e Altin Dumanit, dosja e abuzimeve në bujqësi “fle” në sirtarë, ndërsa personat që janë “kokat” e aferës vazhdojnë të mbetet e paprekshme nga drejtësia. Abuzimet Sipas investigimit të emisionit investigativ “Plug”, në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra. Lista mund të nisë...