Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kandidatët e PS, Ironia e Dylgjerit: Rama, i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…
Kontrolli i plotë që ka mbi Partinë Socialiste Edi Rama është bërë shkak i një shënimi ironik për gazetarin Ylli Dylgjeri. Në një postim të shkurtër ai shkruan se është Rama ai që i zbulon kandidatët elektoral të rilindjes. “Ai i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…” shkruan Dylgjeri. Postimi: Si zbulohen kandidatët elektoral të PS në Shqipëri: Rama i zbulon Rama i urdhëron Rama i importon Rama i propozon Rama i dekreton Rama i Podcaston Rama i voton Rama i uron Rama i shkarkon Rama i...arreston Shënim: Për seksin femër mund të kem harruar edhe ndonjë procedurë.