Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Në Beograd nis tubimi treditor i mbështetësve të pushtetit
Mbështetësit e pushtetit në Serbi më 11 prill kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi. Përveç Vuçiqit, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike. Vuçeviq tha në tubim e Serbia i ka mbijetuar rrëzimit të pushtetit dhe se të gjithë, së bashku me presidentin në krye, po luftojnë që të mbajnë nxënësit në klasa, në amfiteatër dhe punëtorët në fabrika. Ndërkaq, Daçiq tha se ky tubim është tubim i Serbisë që “dëshiron të mbrojë interesat e saj...