Zbulohet baza kriminale në Fier, sekuestrohen armë zjarri, silenciatorë dhe dhjetëra karikatorë

Zbulohet baza kriminale në Fier, sekuestrohen armë zjarri, silenciatorë dhe dhjetëra karikatorë

Një bazë kriminale ku fshihej arsenal armësh, është zbuluar nga policia në Fier.  Mësohet se janë sekuestruar 13 armë zjarri, 10 prej tyre automatikë, 2 silenciatorë si dhe një sasi e madhe municioni luftarak. “Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri. Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i...