Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera ‘Partizani’/ Sot mbahet gjyqi i radhës për Berishën, Malltezin dhe 3 të tjerët
Sot, në orën 12:00, do të mbahet gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë. Seanca e kaluar u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Sokol Hazizaj, avokati i Fatmir Bektashit dhe përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan” kërkoi pavlefshmëri të akteve, ndërsa pretendoi se nuk është bërë identifikimi i provave të Bektashit ndryshe nga Homeplane, dhe për rrjedhojë tha se nuk mund të çmohen si prova. Edhe avokatja e Andia Pustinës, Klodjana Gjyzari kërkoi pavlefshmërinë e sekuestrimit të disa sendeve në zyrën e studios Pustina, duke shtuar se kontrolli është ushtruar pa vendim gjykate. Dosja...