Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit  

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit  

Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo...