Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lista për Drenasin shpalli fitoren në këtë komunë, ja kandidati kryesues
Ndërkohë, Ramiz Lladrovci nga lista Për Drenasin shpalli fitoren në këtë komunë. Ai tha se këtë fitore ia dedikon ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-nënkryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dy ish-udhëheqës të Partisë Demokratike të Kosovës. Lladrovci ka fituar dy mandate në krye të Drenasit nën logon e PDK-së. Sipas rezultateve preliminare, me 16.15 për qind të votave të numëruara, Lladrovci udhëheq në Drenas me 53.14 për qind të votave. I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 37.56 për qind.