“Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

“Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

Një sherr mes të miturish ka ndodhur në Pedonalen e Bathores, Kamëz. Pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet se janë goditur me mjetë presës (thikë). Të pesë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”. “Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”m thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel