Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministrja Spiropali bisedë telefonike me homologun izraelit, merr ftesë për të vizituar Izraelin javën e ardhshme
Mbrëmjen e sotme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar. Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, Ministrja Spiropali bën me dije se në qendër të bisedimeve ishte faza e parë e marrëveshjes së paqes dhe momenti i shumëpritur i lirimit të pengjeve. “Një Agim i Ri për Paqen dhe Njerëzimin. Në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve, pata një bisedë thellësisht domethënëse me homologun tim të nderuar izraelit, Gideon Saar. Reflektuam mbi faktin se Faza I e Planit të Paqes, e frymëzuar nga përpjekjet ndërkombëtare të udhëhequra nga Presidenti Donald Trump, shënon një hap thelbësor humanitar, një triumf të jetës, dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor. Me...