Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Sonte fituan të gjithë”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, shpallet fituesi në komunën e Ferizajt, ja reagimi i tij
Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt. Gjatë një fjalimi ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë që të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm. “Sonte fituan të gjithë, fitoi Ferizaj dhe ferizajasit. U dëshmua se puna mbizotëron mbi zhurmën”, tha ai. Parashikimet e nxjerrin atë të parin, duke ia dhënë edhe një mandat në krye të kësaj komune që në rundin e parë të zgjedhjeve.