Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në Kosovë/ Radoniqi: Votuan 39 për qind e qytetarëve. Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa
Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi pas përfundimit të votimit në Kosovë, zhvilloi një komunikim për mediat, ndërsa bëri edhe një pasqyrim të ecurisë së procesit. Radoniqi tha se duke u mbështetur në të dhënat preliminare deri në mbylljen e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 39.26 për qind apo 795 mijë e 33 votues. Gjithashtu u shpreh se aktualisht në shumë qendra votimi ka filluar numërimi i fletëvotimeve, ndërsa procesi i numërimit, sipas Radoniqit, do të zhvillohet në dy etapa. “Sistemi i përcaktimit të vendvotimeve ka qenë përmes adresave që kanë paraqitur qytetarët. Në bazë të adresave edhe qytetarët janë vendosur në qendrën më të afërt. E kemi vënë re edhe ne që ka pasur disa ndryshime të mëdha. Shumë persona janë në...