Exit pollet e nxjerrin VV humbëse në Mitrovicë e në balotazh në Prishtinë, reagon Albin Kurti

Exit pollet e nxjerrin VV humbëse në Mitrovicë e në balotazh në Prishtinë, reagon Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë reagimin e parë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale të kësaj të diele. Kurti falënderon përmes një postimi në Facebook të gjithë qytetarët që shprehën vullnetin e tyre me votë, duke mos krijuar incidente gjatë procesit dhe në veçanti votuesit që i konfirmuan besimin LVV-së. “Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”, shkruan Kurti. Më tej ai i bën thirrje komisonerëve që të finalizojnë po ashtu pa probleme numërimin e...