Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti kryeson në Gjilan, PDK në Prizren, Haradinaj në Gjakovë/ Ja rezultatet e para
Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 32.85% e qytetarëve. Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00. Mediat e Kosovës janë gati të publikojnë exit-pollet. 19:07 Kosova votoi sot/ Mbyllen qendrat e votimit, dalin exit poll e para. Ja kush kryeson: Qytetarët e Kosovës votuan sot në zgjedhjet lokale. Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga...