Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky bisedë telefonike me Trump, ja çfarë kërkoi presidenti ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se zhvilloi për të dytën ditë radhazi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilën e përshkroi si “shumë produktive”. Sipas tij, biseda u përqendrua në çështje kyçe si mbrojtja, përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat Tomahawk dhe nevojat energjetike të Ukrainës. Zelenskyy i kërkoi Trumpit të luajë një rol ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, njësoj siç janë bërë përpjekje për paqen në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Rusia po përfiton nga vëmendja globale ndaj konfliktit në atë rajon, duke intensifikuar sulmet kundër Ukrainës. Ndërkohë, Rusia vazhdon ofensivën ajrore ndaj infrastrukturës kritike energjetike të vendit. Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 118 dronë, duke shkaktuar shtatë viktima dhe plagosjen e të paktën 23...