Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kosovë/ Sherr mes disa personave, të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran
KOSOVË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 14:30 në rrugën “Shpëtim Robaj” para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë sipas dëshmitarëve, ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, dhe të shtënat me armë zjarri kanë ardhur pas një përplasje mes të rinjve, të cilët fillimisht janë konfrontuar fizikisht me njëri -tjetrin. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se dy persona janë shoqëruar në polici. “Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka...