“Nuk mund të flija nga trishtimi pas humbjes me Shqipërinë”/ Presidenti Vuçiç komenton duelin: Ekipi nuk luajti mirë

“Nuk mund të flija nga trishtimi pas humbjes me Shqipërinë”/ Presidenti Vuçiç komenton duelin: Ekipi nuk luajti mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar humbjen e ekipit kombëtar të Serbisë përballë Shqipërisë me rezultat 1-0, pas një goli të shënuar nga Rey Manaj. Vuçiç u shpreh se ishte thellësisht i trishtuar nga humbja dhe jo i zemëruar, duke theksuar se skuadra nuk dha paraqitjen e pritur. “Nuk ishte një ekip i mirë, nuk luajtën mirë dhe humbën. Nuk munda të fle, jo nga zemërimi, por nga trishtimi,” tha ai. Presidenti serb theksoi se shteti kishte ofruar të gjitha kushtet për ekipin kombëtar, përfshirë akomodimin, fluturimet çarter dhe mbështetjen logjistike, ndërsa theksoi se edhe Shqipërisë i ishte ofruar mikpritje e denjë. “Ata i kishin të gjitha kushtet. Ne ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj, përkundër gjithçkaje, njerëzit nisën të kritikojnë,”...