Notë proteste në UEFA/ Thirrjet e turpshme në Leskovac, FFK dënon ashpër: Nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese…

Notë proteste në UEFA/ Thirrjet e turpshme në Leskovac, FFK dënon ashpër: Nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese…

Gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Leskovac, pothuajse gjatë gjithë kohës, janë dëgjuar thirrjet “Kosova është Serbi”. Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar menjëherë, duke dënuar këto thirrje të tifozëve serb. Postimi: Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë. Në këtë drejtim, FFK do...