Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

Korça, qyteti i njohur për artizanatin dhe trashëgiminë e pasur kulturore, ka tërhequr këtë herë tri vajza të huaja, të cilat po mësojnë mjeshtërinë e thurjes së qilimave. Njëra prej tyre vjen nga Turqia dhe ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Nëna e saj është me origjinë nga Korça, ndërsa babai turk, dhe për këtë arsye ajo e ndien thurjen e qilimave jo vetëm si një pasion, por si një rikthim tek rrënjët e familjes. “Jam Burxhu, jetoj prej 8 vitesh në Shqipëri. Jam me orgjinë nga Korça. Mami nga Korça e babi nga Turqia e unë jetoj në Tiranë tani. Unë e kam qejf të bëj punëdore e të mësoj diçka shumë ndryshe, kjo është hera e parë për mua. E pëlqeva...