Fizika “vuan” për studentë, por të rinjtë që e kanë zgjedhur besojnë se tregun e punës e kanë të garantuar

Fizika “vuan” për studentë, por të rinjtë që e kanë zgjedhur besojnë se tregun e punës e kanë të garantuar

Në auditoret e degës së Fizikës, ku numri i studentëve është gjithnjë në rënie, Ines është ndër të paktat që ka zgjedhur ta ndjekë këtë rrugë të vështirë, por plot pasion. Ajo rrëfen se dashuria për shkencat ekzakte e ka bërë të mos ndjekë trendin e viteve të fundit të zgjedhjeve që bëjnë bashkëmoshatarët e saj. Ines shton se njohuritë në shkencat ekzakte i sheh si një investim të sigurt për të ardhmen, në një treg pune që po furnizohet çdo ditë e më pak me specialistë, duke rrezikuar të përballet me mungesë të të diplomuarve në këto fusha. Degë si Fizika, Kimia, Matematika apo disa prej Gjuhëve të Huaja vijojnë të mbeten më pak të preferuara nga maturantët, duke rrezikuar të ardhmen e profesionit...