“Po vëzhgojmë procesin”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ambasadori britanik dhe ai i BE-së, vizitojnë qendrat e votimit

“Po vëzhgojmë procesin”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ambasadori britanik dhe ai i BE-së, vizitojnë qendrat e votimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka qëndruar në qendra votimi në Mitrovicë të Veriut dhe në Prishtinë për të parë nga afër procesin zgjedhor. Ngjashëm ka vepruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, që ka qëndruar në qendra votimi në dy komuna në veri: Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Orav tha përmes një postimi në X se së bashku me shtetet anëtare të misionit ndërkombëtar që po vëzhgon zgjedhjet, shikoi nga afër se si po ecën procesi. Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se 12 tetori është ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. “Është shumë mirë që shoh njerëz që po marrin pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme lokale për Kosovën”, tha ambasadori Hargreaves, duke shtuar se gjatë ditës...