Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosovë, 510,525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 25,21%. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa, shkruan A2. “Sipas të dhënave preliminare që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues”, tha Radoniqi.