“Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

“Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në Serbi ka tronditur mediat e këtyre të fundit, që e kanë konsideruar humbje të turpshme. Gazeta serbe Informer shkruan se disfata ishte një nga më të rëndat në histori, ndërsa Kurir shkon përtej humbjes, duke thënë se Serbia i ka dhënë lamtumirën Botërorit. Kritikat kanë qenë të mëdha nga ish-lojtarët e Serbisë, si Rade Bogdanoviç, që ka shigjetuar trajnerin Stojkoviç. “Është një turp i madh. Ai nuk di të përgatisë ndeshjet dhe merr miliona”, tha Bogdanoviç. Edhe Miroslav Vjetroviç e ka konsideruar të turpshme atmosferën në stadium, duke thënë se ishte si një shfaqje teatrale dhe tifozët nuk e mbështetën ekipin. Injorues për skuadrën e tij ishte reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. “Kisha më të rëndësishëm gjumin sesa të shihja...