“Kombëtarja matet me numra dhe…”, Shakohoxha: Sylvinho s’di ta lexojë futbollin, por ka përvojën

“Kombëtarja matet me numra dhe…”, Shakohoxha: Sylvinho s’di ta lexojë futbollin, por ka përvojën

Dritan Shakohoxha foli nga Beogradi për Report TV pas fitores 0-1 që Kombëtarja kuqezi siguroi kundër Serbisë me golin e Rey Manaj në minutën e 45+1′ Ky sukses ishte mëse i merituar për ekipin tonë që lë pas Serbinë me katër pikë më pak, duke fituar ndeshjen direkte. Për Shakohoxhën, trajneri Sylvinho është në kohën dhe vendin e duhur, pasi sipas tij ai s’di ta lexojë mirë futbollin, por ka përvojën. Për komentatorin sportiv, Kombëtarja e ka siguruar zonën play-off paçka dy ndeshjeve kundër Andorrës më 13 nëntor në udhëtim dhe Anglisë tre ditë më vonë në Tiranë. “A është kjo fitorja më e jashtëzakonshme e Shqipërisë? Besoj që po, kjo është fitorja më e bukur në historinë e futbollit shqiptar, për shkak të 100...