Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ta shporrim më 11 Maj”, Berisha: Rama sonte e ka të vështirë natën! Në krah ka Veliajn, Beqajn dhe McGonigalin
Në nisje të fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh para mijëra mbështetësve se, sonte shqiptarët janë mbledhur dhe kanë bërë një betim solemn para Shqipërisë, për ta nxjerrë atë nga kthetrat e këtij regjimi të Edi Ramës. Ai hodhi akuza drejt Edi Ramës, teksa 12 vitet e pushtetit të tij, i konsideroi si vitet e varfërisë dhe shkatërrimit të Shqipërisë. Sipas Berisha, për Edi Ramën, nata e sotme do të jetë e vështirë, teksa shtoi se në krah ka Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por edhe McGonigalin. Lideri demokrat shtoi më tej se Edi Rama bëri gjithçka që ti fshinte nga historia dhe t’i linte pa flamur dhe pa simbol,...