Notat e Shqipërisë ndaj Serbisë/ Manaj heroi, Shehu luan te Barcelona, mbylleni gojën për Uzunin!

Notat e Shqipërisë ndaj Serbisë/ Manaj heroi, Shehu luan te Barcelona, mbylleni gojën për Uzunin!

Më poshtë gjeni notat e bëra nga “Sport Ekspres” për lojtarët e Shqipërisë kundër Serbisë?Strakosha (6.5): “Një ndeshje e qetë për Strakoshën, më e qetë nga çfarë pritje. Sa herë që thirret në apel është aty, pret gjithçka duhej dhe jep qetësi. Topi i thithur në duart e tij në aksionin e fundit ishte si një gol i shënuar, çliron të gjithë shqiptarët”. Mario Mitaj (7.5): “Super lojtar! Na shpëton nga dy raste të rrezikshme goli. I pakalueshëm në prapavijë dhe një qetësi e frikshme në mbajtjen e topit. Nuk tensionohet as në stadiumin e Serbisë, mes 3 apo 4 lojtarëve të Serbisë, del gjithmonë me topin në këmbë”. Berat Gjimshiti (7): “Vlahovic e kalon në një moment që jep shkëndijën e parë për Serbinë....