Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qantas Airways: Të dhënat personale të 5.7 milionë udhëtarëve janë publikuar online
Kompania ajrore australiane Qantas Airways ka konfirmuar se të dhënat personale të 5.7 milionë klientëve të saj janë shpërndarë online, pas një sulmi të rëndë kibernetik që ndodhi në fillim të korrikut. Në një deklaratë zyrtare të cituar nga gazeta italiane La Repubblica, Qantas njoftoi se incidenti “është pjesë e një serie sulmesh globale” që kanë prekur kompani të mëdha në sektorë të ndryshëm. “Qantas është një nga shumë kompanitë në botë të prekura nga publikimi i të dhënave nga grupet kriminale kibernetike, pas incidentit të sigurisë që ndodhi në fillim të korrikut, kur informacionet e klientëve u vodhën përmes një platforme të palës së tretë”, thuhet në njoftim. Çfarë informacioni është komprometuar Hetimet paraprake tregojnë se hakerët kanë depërtuar në një sistem të jashtëm të...