Shkodër / Kapen në flagrancë me kanabis dy të rinj, arrestohen nga Policia – sekustrohet makina dhe droga

Shkodër / Kapen në flagrancë me kanabis dy të rinj, arrestohen nga Policia – sekustrohet makina dhe droga

Vijojnë goditjet ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, teksa po transportonin lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në automjetin e tyre. Operacioni u finalizua pas kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik të shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza të dy 21 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj, si dhe të automjetit që ata përdornin, Policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që dy të rinjtë përdornin për aktivitetin kriminal. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Aurel...