Tabaku: Kjo taksë 30%, korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë

Tabaku: Kjo taksë 30%, korrupsioni po ia merr frymën Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës së zbulimit të korrupsion dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë shqiptare, duke dëmtuar drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë rurale. Në një video postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku tha se Parlamenti i ka mohuar opozitës të drejtën për të diskutuar në seancë të kaluar mbi fondet IPARD, të cilat Bashkimi Europian i kishte pezulluar që prej më shumë se një viti. “Fondet e IPARD, një program prej 160 milionë eurosh që duhej të shkonte për fermerët shqiptarë, janë ndalur për shkak të një skeme masive mashtrimi dhe korrupsioni,” – deklaroi Tabaku. Ajo theksoi se mbi 33 milionë euro janë abuzuar...