“Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike

“Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në nisje të podcastit të tij, “Flasim”, bëri edhe një përmbledhje të të gjitha veprimeve të ndërmarra nga qeveria përgjatë një jave. Fillimisht u ndal te vizita e tij në klubin e Real Madridit, duke theksuar se së shpejti do të vijë në Shqipëri shkolla e futbollit. “Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të presidentit Florentino Perez. Së shpejti do të hapet rruga që, pas Akademisë së Manchester City, edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës, por në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila...