Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministrja Evis Sala në podcastin “Flasim”, shpall prioritetet: Reformë në financimin e shëndetësisë dhe përmirësim i trajtimit onkologjik
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka ndarë vizionin dhe objektivat kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në fokus të saj janë reformimi i financimit të shëndetësisë, përmirësimi i aksesit në trajtimin onkologjik, dhe ndërtimi i një strukture funksionale e të qëndrueshme menaxhimi. Sala u shpreh se një ndër sfidat kryesore është riorganizimi i mënyrës se si menaxhohet mjekësia dhe fondi i sigurimeve. Sipas saj, edhe pse mjekësia është falas për qytetarët, ajo ka një kosto reale që mbulohet nga shteti, ndaj është jetike krijimi i një sistemi transparent që përfshin sigurimet, kontrollin e kostove dhe financimin bazuar në rezultate. “Duhet të largohemi nga praktika e buxheteve historike dhe të ndërtojmë një sistem ku...