Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti ‘Veliaj’, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj
Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese i bllokoi Presidentit dekretin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, duke e vendosur Bajram Begaj në një pozicion qesharak dhe shkelës flagrant të Kushtetutës. Begaj tha që ai dekretoi zgjedhjet në Tiranë me sugjerimin e këshilltarit ligjor, duke iu referuar Ilir Rusmalit. Për këtë sugjerim, Rusmali mori vlerësime të larta publike edhe nga kryeministri Edi Rama. Por, anëtarët e Kushtetueses, unanimisht, e pezulluan dekretin, duke nxjerrë bllof njëkohësisht “propozuesin” Rusmali, shefi e tij administrativ, Bajram Begaj dhe shefin politik të të dyve, Edi Ramën. Situata e krijuar me dekretin ishte absurde. Këshilli i Ministrave shkarkoi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pasi më herët, Këshilli Bashkiak konstatoi në fund të Shtatorit se ai mungon në punë “më shumë se tre...