Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Nuk do shkoj në Andorra”, pas humbjes me Shqipërinë, trajneri Stojkoviç i ofron dorëheqjen Federatës së tij
Trajneri Dragan Stojkovic i ofroi dorëheqjen drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë. Ai nuk do udhëtojë me ekipin në Andorra për sfidën e radhës. Humbja 0-1 me Shqipërinë ka lënë pasoja te Serbia. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Sylvinhos ka shkarkuar trajnerë pas fitoreve, pasi e ka bërë me Poloninë dhe Çekinë. “A kemi lojtarë më të mirë? Nuk e di. Kjo përzgjedhje lojtarësh ka qenë zgjedhja ime. U përpoqa ta zgjidhim këtë ndeshje në favorin tonë. Ose kam gabuar në zgjedhje, ose thjesht kam gabuar, por ja që ndodhi kështu. Kur të largohem, do të largohem me krenari. Ka qenë privilegj të jem trajner i vendit tim. Që kur mora drejtimin, dikush do analizojë nëse ia vlejti apo jo,...