Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Voton Vjosa Osmani, kritikon Listën Serbe: Serbia ka ndërhyrë në procese zgjedhor vazhdimisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak më parë. Ajo tha se sot është ditë e rëndësishme, përderisa kritikoi Serbinë për ndërhyrje në proces. “Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë, sa më masive pjesëmarrja, sa më i rregullt të jetë procesi, aq më e fortë do të jetë demokracia. I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë, shpresoj të jetë proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë. Serbia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore, ne do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve përfshirë në veri, të garantohet e drejta e lirisë në votë”, tha ajo.