Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së! Çfarë është dhe si funksionon
Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System. Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026. Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik , i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian. Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore. Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat...