Votimet në Kosovë/ Radoniqi: KQZ-ja ka marrë masa që të mos përsëriten problemet e 9 shkurtit

Votimet në Kosovë/ Radoniqi: KQZ-ja ka marrë masa që të mos përsëriten problemet e 9 shkurtit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, e ushtroi të drejtën e votës në një qendër votimi në Pejë. Pas votimit, ai tha se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e ngjashme me ato të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme. “Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, ku presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të pajisura me të gjitha pajisjet për numërim”, tha Radoniqi. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të...