Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Sot është krenare gjithë Shqipëria dhe Kosova”, Manaj nuk mban mëri: I kam harruar të gjitha komentet për penalltinë
Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë. Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes. Manaj: “Penalltia e humbur? Disa komente nuk i meritoja, sepse kam familje. Por janë harruar të gjitha këto. Sot janë krenarë gjithë Shqipëria, gjithë Kosova. E rëndësishme është...