Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Kjo nuk është thjesht një ndeshje…”, Armand Duka reagon pas fitores në Leskovac
11 Tetor 2025 23:39 Telesport Shqipëria mori një fitore historike në transfertë 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë. Pas ndeshjes s’kishte si të mungonte edhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. “Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari. Kjo nuk është thjesht një ndeshje është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet. Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, shkruan Duka në një postim në rrjetet sociale.