Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Dita më e bukur e jetës time. Komentet që kam marrë pasi humba penalltinë…”, flet heroi i fitores në Leskovac
11 Tetor 2025 23:46 Telesport Rei Manaj shënoi golin e fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në transfertën në Leskovac. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Manaj tha se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij. “Sot është dita më e bukur e jetës time. Pas ndeshjes në Tiranë ndaj Serbisë, disa komente nuk i meritoja, sepse edhe ne jemi njerëz, kemi familje, prinder, motra, vëllezër… Por, sot duhet t’i harrojmë të gjitha. Rëndësi ka që fituam sot. Jam shumë i kënaqur për Shqipërinë dhe Kosovën. Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos ta them, por momente si ky vijnë njëherë në jetë dhe duhen shijuar. Kemi dhe dy ndeshje të tjera, të...