Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fitorja e Shqipërisë, dorëhiqet trajneri i Serbisë
Humbja përballë Shqipërisë duket se i ka dhënë fund eksperiencës së Dragan Stojkoviç në pankinën e Serbisë dhe ky mund të jetë rasti unik kur dorëheqja e teknikut ka ndodhur praktikisht LIVE gjatë ndeshjes. Në pjesën e dytë të ndeshjes, me Shqipërinë në avantazh, nga tribunat nisën thirrjet “Piksi largohu”, drejtuar trajnerit të Serbisë. Dhe sipas mediave serbe, në ato momente, trajneri Stojkoviç u çua në këmbë. Ai bëri një përshëndetje nga tribuna ku nisi thirrja drejt tij dhe pastaj u zhyt në pankinë për të mos u çuar më në këmbë. Në minuta e fundit të ndeshjes, ekipin e drejtoi zëvendëstrajneri Bata Zhivkoviç i cili jepte udhëzimet në fundin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare. Sipas mediave serbe, ky është mesazhi i qartë i...