Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Heshtje në Serbi, Shqipëria në festë! “Shqiponja” Manaj fluturon mbi Leskovac
Historike, madhështore, e bukur! Kuqezinjtë fitojnë dhe dalin me 3 pikë nga Leskovaci përballë Serbisë, dhe kjo nuk është më një ëndërr. Rei Manaj bëri të harrohej ajo penallti e humbur pak muaj më parë në “Air Albania”, duke gjunjëzuar mbrëmjen e sotme portierin serb me një goditje “alla Zinedine Zidane”. Në shtesën e pjesës së parë, lushnjari kuqezi shtangu tifozërinë serbe dhe bëri të “gufonin” nga gëzimi zemrat shqiptare, duke shënuar me një të djathtë potente pas një topi të kthyer nga mbrojtja serbe. Me rezultatin 1-0 dhe me moralin lart, kuqezinjtë u futën në dhomat e zhveshjes. Një pjesë e parë e cila, përveç golit të Manajt, nuk pati raste të tjera të pastra. Ndërkohë, në pjesën e dytë, serbët rritën ritmin e...