Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fitorja e Shqipërisë “ngren peshë” gjithë shqiptarët! Festohet me valle duke mbajur flamujt kombëtarë (FOTO/VIDEO)
Shqipëria fitoi me rezultatin 0:1 në Serbi, duke “ngritur në peshë” gjithë shqiptarët. Ishte Rey Manaj, që realizoi gol në minutat shtesë të pjesës së parë. Kombëtarja shqiptare gjunjëzoi sonte kombëtaren serbe në shtëpinë e saj, falë golit historik të Rei Manajt, duke fituar kështu një sfidë të vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Shqiptarët ngjyrosën kuq e zi zemrën e Tiranës. Sheshi Italia, përballë stadiumit “Air Albania” në Tiranë. u “shkund” nga ekzaltimi dhe festa e mijëra tifozëve të mbledhur në mbështetje të Kombëtares. Me emocion ndeshja u ndoq nga shqiptarët në të gjithë vendin, të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të përjetuar emocionet e kësaj përballje sportive. Festime në Kosovë Në mbarë vendin ka nisur festë e madhe...