Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin
Shqipëria ka marrë një fitore historike, të jashtëzakonshme, 0-1 në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë. Një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt Botërorit, por edhe një fitore shpirtërore për kuqezinjtë, për vetë historinë mes dy vendeve. Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 22-të nga një goditje dënimi e fituar nga Uzuni, Asllani kroson bukur nga e majta, Mitrovic e devijon, por u ndal nga portieri serb. Në minutën e 26-të, Serbia rrezikon me Vlahovic, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 36-të, Serbia i afrohet sërish golit, por Mitaj largon topin në vijën fatale. Në minutën shtesë, Asllani kroson në zonë nga goditja...