Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Tish Daija, kompozitori që la pas vetes shumë kryevepra
Kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija ka lindur më 30 janar të vitit 1926 në Shkodër. Lindi në Shkodër ndërsa pa mbushur moshën shkollore, u bë pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin. Ndërsa në moshën 10-vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Gjithashtu, Tish Daija ka...