Eltar Deda rizgjidhet në krye të Albpetrol SHA – një drejtues vizionar që po rikthen dinjitetin e menaxhimit shtetëror

Eltar Deda rizgjidhet në krye të Albpetrol SHA – një drejtues vizionar që po rikthen dinjitetin e menaxhimit shtetëror

Fier, 11 tetor 2025 – Bordi Drejtues i Albpetrol SHA ka vendosur të rizgjedhë në detyrë drejtorin e përgjithshëm Eltar Deda, duke vlerësuar rezultatet e prekshme dhe transformimin e dukshëm që ai i ka dhënë kompanisë shtetërore gjatë tre viteve të fundit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në kohën kur mori drejtimin e Albpetrolit, kompania ndodhej në një situatë të ndërlikuar, me probleme të theksuara në efikasitet, transparencë dhe menaxhim. Por nën drejtimin e Dedës, Albpetrol është shndërruar në një model të administrimit të përgjegjshëm publik. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Janë kryer investime kapitale në infrastrukturën nxjerrëse, është modernizuar sistemi i grumbullimit të naftës “Bruto” dhe është ngritur një rrjet monitorimi që ndjek në kohë reale çdo hallkë...