45′ e para: Italia dhe Spanja “ok”, sonte qenka nata e penalltive të humbura. Barazim në Sofie dhe Lisbonë

45′ e para: Italia dhe Spanja “ok”, sonte qenka nata e penalltive të humbura. Barazim në Sofie dhe Lisbonë

11 Tetor 2025 21:34 Telesport Përveç Serbi-Shqipëri, sonte luhen edhe ndeshjet e tjera kualifikuese. Në Tallinn, Italia është duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Estonisë. Për “Axurrët” shënoi Moise Kean në minutën e 4-të, pas një asisti të shkëlqyer nga Dimarco. Sulmuesi i Fiorentinës ishte i pafat, pasi u dëmtua në minutën e 15-të dhe në vendin e tij u fut Francesco Pio Esposito. Në minutën e 30-të, Mateo Retegui humb shansin e artë për të dyfishuar shifrat, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, sulmuesi korrigjoi gabimin pak minuta më pas dhe dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Orsolini. Në Elche, Spanja është duke fituar 1-0 ndaj Gjeorgjisë. Për spanjollët shënoi Yeremy Pino në minutën e 24-të. Ferran Torres humbi shansin...